Ishte përfolur si objektiv kryesor i Milanit, braziliani drejt kalimit në Premier League!

24 Tetor 2019
13:05
back button

Merkaton e janarit të këtij viti, por edhe në verë, Everton Soares, ishte përfolur për një kalim të mundshëm te Milani.

Gjithsesi, largimi i Leonardos nga kuqezinjtë, bëri që interesimi për brazilianin e Gremios të zbehej. Tashmë, kur kampionati brazilian po shkon drejt fundit, interesi për Everton është shtuar përsëri, por jo nga Milani. Bëhet fjalë për Tottenhamin.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, “Gjelat” e Londrës kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Gremios, për t’i bindur këta të fundit, që të lënë të lirë 23-vjeçarin. Marrëveshja mund të mbyllet për 45 milionë euro, me Everton Soares që mund të bashkohet me londinezët në muajin janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit