Ishte viktima e spiunazhit, Lampard kundër argjentinasit

28 Shtator 2019
22:40
back button

Fjalë të rënda ato të trajnerit të Chelsea-t, Frank Lampard në adrësë të kolegut që drejton skuadrën e Leed United, Marcelo Bielsa. Fitimi i çmimit “FIFA The Best 2019” për Fair Play që shkoi për trajnerin e famshëm argjentinas është shndërruar në çështje.

Motivi nuk është se Lampard pretendonte të fitonte vetë atë çmim, por ajo ngjarje e bujshme e sezonit të kaluar, kur trajneri i Leeds u vërtetua se dërgonte dikë të përgjonte e spiunonte më pas stërvitjet e Derby County që në atë kohë drejtohej pikërisht nga trajneri aktual i Chelsea-t.

Një episod që më pas zbuloi ekzistencën e një çështje të plotë të quajtur “Spygate”, me arkitekt argjentinasin Bielsa. “Është e çuditshme që çmimi Fair Play iu dha Bielsas. Nuk është e drejtë që t’i jepet atij në të njëjtin vit kur ai ishte protagonist i Spygate. Nuk e di se kush e ka votuar, por të gjithë e panë atë që ndodhi. Është e pavend, nuk mund ta besoja as kur po e shihja të ndodhte”, deklaroi Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit