Ish-ylli i Newcastle shkatërron Muriqin dhe ndjek ëndrrën titull (VIDEO)

16 Shtator 2019
21:22
back button

Fenerbahce ka pësuar një humbje të thellë jashtë fushe, duke u mundur me rezultatin 3-1 nga Alanyaspor, në një ndeshje ku sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte titullar, por nuk mundi të lërë gjurmë.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, në pjesën e dytë, vendasit shënuan dy herë, me protagonist sidomos Demba Papa Cisse, që realizoi dy gola! Ish-sulmuesi i Premier League dhe i Newcastle u transferua në verën e vitit 2018 te Alanyaspor.

Me këtë humbje, Fenerbahce mban vendin e tretë në renditje, teksa pikërisht Alanyaspor “betonon” kreun e renditjes së Superligës turke me 13 pikë, 4 më shumë se Rizespor, që ndodhet në vend të dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit