Itali-Turqi, 20 vite më parë Conte realizonte këtë super gol (Video)

11 Qershor 2021
17:33
Denis Hakanaj

Itali-Turqi do të jetë ndeshja hapëse e Euro 2020.

Në dhjetë përballjet e mëparshme mes këtyre dy kombëtareve, kombëtarja turke nuk ka arritur ta mundë kurrë Italinë: shtatë fitoret e Axurrëve, tre barazimet.

E vetmja përballje mes këtyre dy skuadrave në një Europian na çon 20 vite mbrapa, në Euro 2000. Dhe pikërisht këtu fillon një seri rastësisht të pabesueshme.

Debutimi i Axurrëve në Euro 2000 ka qenë më 11 qershor, saktësisht 21 vite më parë kundër Turqisë.

Italia ka zbritur në fushë me Toldo-n në portë, mbrojtje me tre Cannavaro-Nesta-Maldini, në mesfushë Zambrotta, Conte, Albertini dhe Pessotto, me Fiore dhe Totti si fantazistë mbrapa sulmuesi Pippo Inzaghi.

Ndeshja është zhbllokuar nga Antonio Conte, me një roveshiatë spektakolare që ndoshta vazhdon ta përndjekë portierin  Recber Rustu në makthet e tij më të këqija.

Pas barazimit të turqve me Okan, ka qenë Pippo Inzaghi, duke transformuar në gol një penallti bujare, që ka fiksuar shifrat në 2-1.

Sot në mbrëmje do të jetë radha e Italisë së Mancini-t. A do të përsëritet historia?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit