Italia, Mancini ka gjetur zëvendësuesin e Chiesa-s

14 Janar 2022
17:06
Denis Hakanaj
back button

Dëmtimi i Federico Chiesa-s ka qenë një goditje e rëndë për Juventus-in dhe Italinë e Roberto Mancini-t, i cili do të duhet të përgatisë playoff-in e marsit pa patur në dispozicion një prej lojtarëve më të fortë.

Tani duhet gjetur një zëvendësues.

Sipas Repubblica-s, Mancio po mendon për 26-vjeçarin e Lazio-s, Zaccagni-n.

Paraqitjet e fundit të ish-lojtarit të Verona-s kanë befasuar trajnerin e kampionëve të Europës. Karakteristikat e tij, shpejtësia dhe aftësitë teknike mund të jenë shumë të dobishme.

Vendimi do të merret pak më vonë, por këto dy muaj mund të jenë të rëndësishëm për Zaccagni që të bëhet zëvendësuesi i Chiesa-s tek Italia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit