Italia para “play-off”-it që vlen Botërorin, kthen Balotellin pas tri vitesh mungesë

22 Janar 2022
13:36
Alfred Lleshi

Mario Balotelli po përgatitet të bëjë rikthimin në kombëtare. Sipas asaj që raporton “Sky”, Roberto Mancini synon ta thërrasë sulmuesin e Adana Demirspor për stazhin e ekipit kombëtar, që do të zhvillohet mes datave 26 dhe 27 janar, gjatë ndalimit të kampionatit (i cili do të rifillojë në fundjavën e parë të shkurtit), dhe ku do të jenë të pranishëm 35 lojtarë.

Për sulmuesin kontravers, ky do të jetë rikthim tek axurrët pas tri vitesh mungesë, që sigurisht nuk do të kalojë pa u vënë re. Në total, SuperMario krenohet me 14 gola në 36 paraqitje me blutë. Nga lojtarët aktivë të kombëtares italiane, vetëm Immobile ka shënuar më shumë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit