Italia ra në “grupin e ferrit”, Mancini: Grup argëtues. Jam i lumtur që do të përballem me…

16 Dhjetor 2021
19:38
Denis Hakanaj
back button

Pas shortit për edicionin e ardhshëm të Nations League, që e ka vënë Italinë në një grup me Anglinë, Gjermaninë dhe Hungarinë, trajneri Roberto Mancini, ka komentuar në faqen e UEFA-s:

“Një grup i bukur, me Anglinë, Gjermaninë dhe Hungarinë, do të jetë sigurisht një grup argëtues”, ka thënë trajneri i “Axurrëve”.

– A është grupi i vdekjes?

“Jo, janë ndeshje futbollit, sfidat me skuadrat e mëdha janë pjesë e spektaklit të këtij sporti”.

– Një gjykim për kundërshtaret?

“Me Anglinë ka qenë finalja e fundit e Europianit, kështu që do të jenë dy ndeshje intensive. Me Gjermaninë është një klasike e futbollit botëror dhe për mua do të jetë ndeshja e parë si trajner kundër tyre, jam i lumtur. Në fund, me Hungarinë do të jetë edhe një sfidë mes italianësh, me trajnerin e tyre Rossi, kanë bërë shumë mirë në Europianin e fundit”.

– Objektivi është të fitosh Nations League?

“Do ta provojmë. Duam të kthehemi të luajmë në Final Four siç ka ndodhur këtë vit dhe të provojmë ta fitojmë turneun”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit