Italia, zbulohet kërkesa e Mancini-t për Euro 2020

19 Nëntor 2019
15:19
Denis Hakanaj
back button

Italia e mbylli fazën kualifikues për Euro 2020 me 10 fitore në 10 ndeshje. Skuadra e Mancini-t u ka kthyer tifozëve entuziazmin dhe dëshirën për të fituar. 

për këtë arsye, vetë trajneri do të bëjë gjithçka është e mundur për të mos zhgënjyer tifozët. Edhe t’i kërkojë numrit një të Federatës Italiane të Futbollit që ta mbyllë një javë më herët Serinë A. 

Sipas Corriere dello Sport, në fakt, Roberto Mancini ia ka propozuar këtë ide Gabriele Gravina-s, i cili mund t’ia plotësojë dëshirën. 

Nëse kjo ndodh, kampionati italian do të mbyllej një javë më herët dhe një turn i Serisë A do të zhvillohej në  mes javë, me shumë mundësi mes 4 dhe 6 shkurtit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit