Italian dhe anglez, Harry Kane tregon dy mbrojtësit më të fortë që ka takuar në karrierë

5 Dhjetor 2023
14:28
Alfred Lleshi
back button

Aventura e Harry Kane me fanellën e Bayern Munich po ecën më së miri deri tani. Sulmuesi anglez, i cili zbarkoi në verë te gjigantët bavarezë (nga Tottenham), u përshtat në futbollin gjerman në një kohë të shkurtër, duke shënuar menjëherë një sërë golash.

Për të qenë të saktë, shifra e tij personale tashmë flet për 22 gola në 18 ndeshje mes Bundesligës dhe Champions League. Numra thjesht mbresëlënës. Gjatë një interviste për ESPN, Kane pati mundësinë të fliste edhe për disa nga kundërshtarët me të cilët u përball gjatë karrierës së tij futbollistike.

Kane Chiellini

“Mbrojtësit më të fortë me të cilët jam përballur? U përballa me John Terry në fillim të karrierës sime dhe mendova se ai ishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Vërtet i zgjuar.

Dhe pastaj Chiellini, kur luajta kundër Italisë e Juves. Ishte vërtet e vështirë të përballesha me të, ai ishte gjithashtu shumë inteligjent, e përdorte trupin mirë, i fortë, mirë me kokën. Kësisoji do t’i veçoja të dy si mbrojtësit më të fortë me të cilët jam përballur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit