Italianët dominojnë etapën e dytë, Sefa ruan kreun e Turit Çiklistik

21 Maj 2019
19:10
Telesport
back button

Është zhvilluar sot etapa e dytë e edicionit nr.76 të Turit Çiklistik, ajo me itinerar Shkodër-Elbasan, 183km e gjatë. Një etapë kryesisht në terren fushor, me disa malore të vogla, e përshtatshme për sprinterët.

Të gjithë çiklistët mbërritën së bashku në vijën e finishit, ku pati një garë të fortë sprinti. Fitues i kësaj etape doli çiklisti italian Samuele Zambelli, që la pas patriotët e tij Mirco Sartori dhe Lorenzo Cataldo. Çiklistët “azurrë” zunë 5 vendet e para në etapën e sotme, ndërkohë që çiklisti më i mirë kuqezi ishte Ylber Sefa, që mbërriti i 7-ti, por me të njëjtën kohë me fituesin.

3 çiklistë u tërhoqën në fund të kësaj etape dhe në finish mbërritën 64 garues nga 67 që e nisën atë. Pas përfundimit të kësaj etape, në krye të renditjes së përgjithshme është sërish Ylber Sefa, që ka 21 sekonda epërsi karhsi rivalëve. Nesër (22 maj) do të zhvillohet etapa e tretë, Vlorë-Sarandë, 123km e gjatë.

Itinerari i Turit të 76-të Çiklistik

Etapa I, Shkodër-Reps-Shkodër, 193km

1-Ylber Sefa, Shqipëria, 3h37’09”

Etapa II, Shkodër-Elbasan, 183km

1-Samuele Zambelli, Iseo Serrature, 4h28’14”

2-Mirco Sartori, Iseo Serrature, “

3-Lorenzo Cataldo, Team Hato Green, “

Etapa III, Elbasan-Vlorë, 184km

EtapaIV, Vlorë-Srandë, 123km

Etapa V, Sarandë-Fier, 162km

Renditja e përgjithshme

1-Ylber Sefa, Shqipëria, 8h05’12”

2-Mirco Sartori, Iseo Serrature, +21”

3- Samuele Zambelli, Iseo Serrature, +23”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit