Itali-Brazil, finalja e USA ’94 do të luhet përsëri pas 25 vitesh

29 Dhjetor 2019
13:13
Denis Hakanaj
back button

Pas 25 vitesh, është gjithçka gati për revanshin e finales së luajtur në Pasadena.

Ka qenë Federata Braziliane e Futbollit që ka lajmëruar se më 9 janar, në orën 21:30 (01:30 në Shqipëri), do të riluhet ndeshja historike që shpalli Brazilian kampion të botës për herën e katërt në turneun e zhvilluar në Amerikë.

Axurrët e Arrgio Sacchi-t u dorëzuan para penalltive në atë 1994 të largët, me gabimin vendimtar që ka ardhur nga Roberto Baggio. Bishtaleci Hyjnor nuk do të jetë, por do të jenë të pranishëm të gjithë të tjerët me Sacchi-n në stol për të drejtuar ata lojtarë që ishin e pjesë e kombëtares në atë kohë:

Zola, Albertini, Baresi, Apolloni, Benarrivo, Berti, Costacurta, Casiraghi, Evani, Mussi, Massaro dhe Tassotti janë emrat e dhënë nga CBF, të cilëve do t’u shtohen edhe Braglia, Vierchoëod, Schillaci, Eranio, Rossi dhe Panucci.

Për sa i takon Brazilit, që në atë kohë drejtohej nga Carlos Alberto Parreira, do të jenë në fushë Taffarel, Gilmar, Cafu, Jorginho, Marcio Santos, Aldair, Ricardo Rocha, Ronaldao, Branco, Mauro Silva, Dunga, Mazinho, Bebeto, Zinho, Paulo Sergio dhe Viola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit