Iturralde González zbulon çfarë i tha Mourinhos në vesh, pas humbjes 5-0 në “El Clásico”

1 Qershor 2020
12:56
Alfred Lleshi
back button

Një nga ndeshjet që ka mbetur e freskët në kujtesën e ish-arbitrit spanjoll, Eduardo Iturralde González, në 17 vitet që gjykoi në La Liga, është Barcelona-Real Madrid, më 2010. Jo për shkak të ndikimit të tij në ndeshje, por për diçka tjetër. Më konkretisht, për shkak të emocioneve të asaj përplasjeje, ku Barça e Guardiolës fitoi 5-0 në “El Clásico” e parë të Jose Mourinho në stolin e Real Madridit.

Duke folur për për “Carrusel Deportivo”, Iturralde tregoi se çfarë ndodhi në atë lojë: “Jose erdhi drejt meje i irrituar, në pushimin mes dy pjesëve. Unë i thashë: Nëse je zjarrvënës (problematik), duhet të jesh gjithmonë i tillë, për 90 minuta. Nëse je gjel, duhet të jesh gjithmonë i tillë. Në fund të lojës, ai vjen sërish tek unë dhe më thotë: Gjykove shumë mirë, Iturralde! Unë i përgjigjem, duke i thënë diçka në vesh, prej nga ka mbetur edhe ajo foto: Ju keni bërë një gabim. Ndeshja ka një gjel, i cili nuk mund të jeni ju, por unë si gjyqtar. Asistentët e dëgjuan atë dhe i thanë: Tashmë ndeshja ka mbaruar!

Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Jose, sepse nuk bija pre e cirkut dhe teatrit të tij. Guardiola ishte shumë më i vështirë të kontrollohej në ndeshje, por për të gjithë gjyqtarët, ai ishte shumë më dinak. Kur ishte fjala për të protestuarit, ishte shumë më e lehtë të kontrolloje Mourinho sesa të tjerët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit