Iu anuluan 3 gola nga VAR, shpërthen ish-sulmuesi i Bayernit: Sistemi është…

2 Dhjetor 2019
11:15
Eraldo Harlicaj
back button

Mario Gomez mund të ketë përjetuar një ndër ditët më stresuese të karrierës në humbjen kundër Sandhausen me rezultatin 3-1. Ekipi i Stuttgartit po lufton të rikthehet në elitën e futbollit gjerman, por mori një humbje të papritur jashtëfushe dhe pati shumë episode të diskutueshme. 

Ish-lojtari i Bayern Munchen-it realizoi një hat-trick, mjaftueshëm për të çuar ekipin e tij drejt fitores, por VAR-i i anuloi të gjithë golat. Ai dërgoi topin në rrjetë në minutën e 10′ fillimisht, më pas në të 45’+3′, ndërsa në fund në të 71′. Të gjithë rrjetat u anuluan dhe Gomez u detyrua të dilte nga loja me një humbje të çuditshme. 

34-vjeçari ka shpërthyer në akuza pas sfidës me Sandhausen. “VAR-i është m*t në këto momente. Është një katastrofë për ne sulmuesit”, – tha ish-sulmuesi i kombëtares gjermane. Gomez ka një karrierë të rëndësishme, pasi më herët ka luajtur për Fiorentinën, Bayern Munchen, Wolfsburg, apo Besiktas.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit