“Iu duk vetja fenomen te Barcelona! Ja ku e ka të keqen”

24 Janar 2021
22:27
Telesport
back button

Karriera e Jean-Calir Todibo kaloi nga ajo e një premtuesi te një zhgënjim brenda pak kohësh. Mbrojtësi i Benfica vazhdon të jetë në pronësi të Barcelona, ​​e cila refuzoi kthimin e tij në dhjetor kur portugezët donin ta hiqnin qafe para se të mbaronte huazimi i tij.

Dhe ish-agjenti Bruno Satin, nuk përdor fjalë të buta: “Ne jemi të kënaqur me punën që kemi bërë për ta çuar atë në Barcelonë, por tani unë nuk kujdesem më për interesat e tij.

Ai ka një karakter të vështirë, kurrë nuk dëgjoi këshillën e Abidal, drejtori sportiv i katalanasve.

Klubi besoi te ai, por Todibo tashmë besonte se ai ishte një fenomen. Kjo është arsyeja pse aventura e tij në La Liga nuk shkoi mirë. Ai ka cilësi të mëdha, por ajo që i mungon është përulësia”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit