Iván Balliu, mbrojtësi i kombëtares kuqezi firmos me ekipin e La Liga-s

14 Korrik 2021
11:46
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i djathtë, Iván Balliu, i cili luajti për Almería në dy sezonet e fundit, u zyrtarizua si futbollisti i ri i Rayo Vallecano, këtë të mërkurë. Ai ka firmosur kontratë për dy sezonet e ardhshme, sipas klubit madrilen.

Balliu, i lindur në qytetin Girona të Caldes de Malavella, 29 vite më parë, u trajnua në akademinë e Barcelonës, duke luajtur përfundimisht në ekipin B, nën komandën e Luis Enrique dhe Eusebio Sacristán. Në vitin 2013 u largua për te Arouca (Portugali) dhe më pas luajti për francezët e Metz, deri në kthimin e tij në Spanjë, në gusht 2018, për të nënshkruar me Almería.

Në ekipin andaluzian luajti 67 ndeshje dhe shënoi një gol në dy vitet e fundit. Balliu, pjesë e kombëtares shqiptare, i aktivizuar në dy raste me fanellën kuqezi, vjen te Rayo Vallecano si transferim falas për të plotësuar pozicionin që parashikohet të lirohet nga peruani Luis Advíncula, i cili po negocion kalimin te Boca Juniors.

Një lajm i mirë për trajnerin Edy Reja, sepse Balliu po kthehet të luajë në La Liga, një kampionat elitar në kontinent. Vlerat e tij kanë qenë evidente, por është e çuditshme pse nuk është grumbulluar me kombëtaren ka disa kohë. Kjo lëvizje, aktivizimi në La Liga, nuk mund të injorohet më nga askush, nëse kanë sy për të parë dhe vepruar me meritokraci në kombëtaren kuqezi.

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit