“Emri i klubit të ri thotë gjithçka”, Perisic jep edhe mesazhin e lamtumirës për Interin!

14 Gusht 2019
11:05
back button

Ivan Perisic ka nisur stërvitjen dhe aventurën e tij të re në Gjermani, një rikthim për kroatin (dikur vishte fanellën e Dortmund dhe Wolfsburg). Pasi kreu edhe testet mjekësore te Bayern Munich, futbollisti u prezantua edhe me fotot e ritualit, por nuk harroi të përshëndeste Interin dhe tifozerinë, me një mesazh që duket më shumë lamtumire se sa rikthimi…

“Ju drejtohem të gjithëve ju që kenë qenë pjesë e jetës time profesionale në katër vitet e fundit. Përpara së gjithash, tifozëve Interistë, Zikaltër, për t’i falënderuar nga zemra, për devocionin tuaj në kohët e lehta, ashtu edhe të ndërlikuara… Dhe, pastaj, natyrisht FC Internazionale Milano. Të gjithë stafit dhe veçanërisht trajnerët dhe futbollistët”.

“Këshillat e juaja dhe eksperienca do të jenë gjithmonë pjesë e imja si person dhe futbollist”. Sakaq, ka postuar edhe për Bayern Munich mesazhin e parë: “FC Bayern München: emri i klubit thotë gjithçka. I vetëdijshëm për këtë madhështi, mund të them me krenari se është klubi im i ri, me historinë dhe tiozët besnikë. Ju falënderoj për mirëseardhjen”.  ⁣

Lajme të tjera

Lajmet e fundit