Izolim dhe përjashtime, dora e hekurt e Campos: ja kush rrezikon te PSG

26 Qershor 2022
11:04
Denis Hakanaj
back button

Te Paris Saint-Germain kanë vendosur të ndryshojnë. Me drejtorin e ri sportiv Luis Campos, klubi po punon të përgatisë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas Le Parisien, zëvendësuesi i Leonardo-s ka ndërmend të largojë nga ekipi ata futbollistë që nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit edhe duke përdorur një mënyrat e forta.

Lojtarët që konsiderohen të tepërt dhe që do të kundërshtojnë zgjedhjet e klubit në merkato do të izolohen dhe do të nxirren jashtë ekipit.

Për drejtuesin kjo metodë nuk është aspak e re. Edhe në të kaluarën, në f a kt, në kohën e Lille, lojtarë të ndryshëm, mes të cilëve edhe mbrojtësi Julian palmeri, janë  ankuar për metodën e drejtuesit aktual të parisienëve.

Futbollistët kanë shpjeguar në atë kohë se lojtarët e padëshiruar trajtoheshin shumë keq: largoheshin nga skuadra dhe detyroheshin të ndërroheshin në një tjetër dhomë zhveshjesh. Gjithashtu iu hiqej edhe vendi i parkimit, për t’i bindur që të largoheshin sa më shpejt.

Në listën  e lojtarëve që konsiderohen të tepërt te PSG duket se janë shumë yje të skuadrës, por mbi të gjithë bien në sy emrat e  Kurzaëa-s dhe Mauro Icardi-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit