Ja 6 sportistët ende në aktivitet që janë bërë miliarderë falë suksesit të tyre

19 Qershor 2022
10:22
Telesport
back button

Falë talentit dhe punës së tyre, ata jo vetëm janë fitues në disiplinat e tyre, por edhe kanë arritur të arkëtojnë shuma marramendëse, duke u bërë miliarderë në moshën 40-vjecare. Dhe, të gjithë janë ende sportistë aktivë, pasi luajnë e fitojnë.

Deri më tani, 6 janë sportistët aktivë që kanë arritur të kalojnë shifrën e 1 miliardë eurove të fituara në karrierën e tyre. Në krye të kësaj liste është Tiger Woods, ndjekur nga Cristiano Ronaldo, LeBron James, Lionel Messi, Roger Federer e Floyd Mayweather.

Të gjithë ikona në sport, kampionë të padiskutueshëm, legjenda në disiplinat e tyre sportive. Në këtë listë ndodhet edhe Mayweather, i tërhequr por që zhvillon duele “show”. Po ashtu edhe Federer, që nuk luan prej një viti (i dëmtuar).

6 sportistët miliarderë ende aktivë

1-Tiger Woods (golf), 1.64 miliardë euro

2-Cristiano Ronaldo (futboll), 1.18 miliardë euro

3-LeBron James (basketboll), 1.11 miliardë euro

4-Lionel Messi (futboll), 1.10 miliardë euro

5-Roger Federer (tenis), 1.04 miliardë euro

6-Floyd Mayweather (boks), 1.03 miliardë euro

Lajme të tjera

Lajmet e fundit