“Ja çfarë duhet të bëjë”, Haaland këshillon yllin e United: Është lojtar shumë i mirë

5 Mars 2024
15:04
Denis Hakanaj
back button

Super ylli i Manchester City-t, Erling Haaland i ka kërkuar sulmuesit të Manchester United, Rasmus Hojlund që të vazhdojë të punojë dhe të shënojë gola.

Hojlund shkoi në Premier League verën e kaluar kur iu bashkua Djajve të Kuq nga skuadra e Serie A Atalanta në një marrëveshje prej 72 milionë sterlinash. Danezit iu deshën 14 ndeshje për të shënuar golin e tij të parë në kampionatin anglez dhe më pas nuk është ndalur.

21-vjeçari shënoi shtatë gola në gjashtë ndeshje në kampionat përpara se të pësonte një dëmtim muskulor. Ai ka shkëlqyer në Champions League, duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje para eliminimit të Manchester United në fazën e grupeve.

Erling Haaland nuk ka pasur një problem të tillë para portës gjatë kohës së tij te City. Norvegjezi ka qenë i pandalshëm, duke i udhëhequr Citizens drejt Tripletes sezonin e kaluar, me 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompetcionet.

23-vjeçari do të përballet të mërkurën kundër ish-klubit të Hojlund, Copenhagen në 1/8-at e Champions League. City ka fituar ndeshjen e parë 3-1.

Haaland u pyet për sulmuesin e United përpara ndeshjes së Champions-it. Ai e këshilloi ndërkombëtarin danez që të vazhdojë të shënojë gola në intervistën e dhënë për Manchester Evening News:

“Fillimi i tij ishte pak i vështirë, por më pas ishte shumë më mirë. Kur luajtëm kundër tij ai ishte vërtet i mirë, ai është një lojtar i mirë, ai duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe si sulmues i Manchester United duhet të shënojë gola gjithashtu. Kjo është puna e tij”.

Dëmtimi i Hojlund ka qenë një problem i madh për Unitedin e Erik ten Hag pasi ata kanë dështuar në mungesë të tij. Djajtë e Kuq kanë pësuar një humbje 2-1 ndaj Fulhamit dhe një humbje 3-1 ndaj Cityt në kampionat.

Danezi shihet si super ylli më i ri i Manchester United dhe sulmuesi i së ardhmes. Ai ka për detyrë të ndihmojë gjigantët e Old Trafford të konfirmohen si një nga ekipet më të mëdha të Europës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit