“Ja çfarë më ka thënë Dembele”, Xavi zbulon bisedën me yllin e tij

26 Nëntor 2021
15:33
Denis Hakanaj
back button

Xavi Hernandez, trajneri i Barcelona-s, ka prezantuar në konferencë për shtyp sfidën e së shtunës kundër Villarreal:

“Villarreal është një rival i fortë, do të përballemi me një skuadër që preferon të sulmojë dhe të mbajë topin, e drejtuar nga një trajner i madh”, ka thënë Xavi.

“Megjithatë, ne duhet të fitojmë, çdo ndeshje është vendimtare në këtë moment emergjence. Jemi Barcelona dhe duhet të synojmë gjithmonë fitoren”.

Trajneri blaugrana ka folur edhe për disa lojtarë të ekipit:

“Ansu Fati po bën mirë, shpresoj ta kem në dispozicion në Mynih. Dembele ka bërë një sforcim të madh në ndeshjen e fundit. Kam folur me të dhe i kam thënë se kam besim tek ai. Ousmane me është përgjigjur duke më thënë se këtu është i lumtur dhe uron të rinovojë kontratën që i skadon në qershor. Varet nga ai dhe  nga klubi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit