“Ja çfarë më ndodhi pak orë pasi fitova grand slam të US Open në tenis”

2 Tetor 2023
9:39
Telesport
back button

Muajt e fundit kanë qenë të shkëlqyer për tenisten 19-vjeçare amerikane Coco Gauff, që fitoi një muaj më parë grand slam të US Open. E ngjitur në “top-5” tenistet më të mira në botë, adoleshentja amerikane konsiderohet si e ardhmja e këitj sporti.

Në një intervistë për mediat e vendit të saj, ajo rrëfen emocionet pas triumfit në Nju Jork, ku për herë të parë në karrierë fitoi një grand slam. “Sinqerisht ishte e çuditshme ajo që ndodhi me mua, pak orë pasi arrita të fitoj një nga turnetë më të mëdhenj në botë”, tha Gauff.

Fitova në US Open, një nga momentet më të rëndësishme në jetë, por më pas kthehesh në shtëpi pas disa orësh dhe e sheh veten duke bërë gjërat e përditshme. Nisa të bëj punët e shtëpisë, të pastroja dhe laja sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, tha më tej tenistja amerikane.

Pas atij triumfi vendosa të bëj 1 javë pushim, pushimi më i gjatë që kam bërë që kur merrem me tenis. Ishte e çuditshme të kaloja ato ditë pa bërë asgjë. Organizova vetëm një festë të vogël më miqtë e familjarët e mi. një javë pa luajtur është vërtët shumë për mua”, tha Coco Gauff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit