“Ja e vërteta për Joao Felix”, Morata: Simeone është një trajner me fat

16 Gusht 2022
15:25
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid e ka nisur La Liga-n me një fitore bindëse në fushën e Getafe-s edhe falë dygolëshit të shënuar nga ish-sulmuesi i juventus-it, Alvaro Morata.

Spanjolli, siç është bërë e ditur nga e përditshmja spanjolle Marca, ka patur fjalë shumë të ëmbla për klubin e tij dhe për shokun e repartit Joao Felix:

“E vërtetë është se Joao Felix ka një talent special dhe ai pasim i fundit ka qenë perfekt. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Morata.

Në nivel persona, më pas, ish-sulmuesi i bardhezinjve ka shijuar momentin: “Dua me të vërtetë të luaj këtu, të punoj dhe të luftoj për të gjitha kompeticionet. Atletico është një nga klubet më të mirë në botë, punoj dhe jam i lumtur këtu.

“Trajneri është me fat që ka lojtarë të fortë si ata që janë në këtë skuadër. Për të arritur objektivat, duhet të punosh shumë. Dy gola? E përsëris: dua vetëm të punoj çdo ditë kur vesh këtë fanellë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit