Ja futbollistët, që tashmë i kanë mbjellë flokët në klinikën e Ronaldos

20 Mars 2019
11:08
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo ka hapur një klinikë të specializuar në mbjelljen e flokëve, të quajtur “Insparya”, këtë javë në Madrid. "Doja që klinika e parë e projektit të zgjerimit ndërkombëtar të ngrihej në Madrid, një qytet ku unë kam jetuar për shumë vite", – shpjegoi ylli i Juventusit në një njoftim për shtyp. Kjo qendër, e cila do të hapet në marsin e ardhshëm, synon të bëjë 18 transplante ditore, me çmime që fillojnë nga 4000 euro.

Në fakt, tashmë janë disa futbollistë, që kanë kaluar nëpër qendrën estetike të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Ata janë kryesisht portugezë, bashkëlojtarë të CR7 në kombëtare, si Jose Bosingwa e Raul Meireles, edhe patrioti i tij, Carlos Martins, gjithashtu, francezi Robert Pires, ish-lojtari i Atletico Madrid, Paulo Futre. Këta janë vetëm disa nga fytyrat e njohura, që shfaqen në faqen e “Insparya” në internet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit