“Ja kush më bindi”, Depay zbulon prapaskenën: Kam një dëshirë…

21 Janar 2023
15:44
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka realizuar një goditje të madhe në orët e kaluara duke zyrtarizuar transferimin e Memphis Depay nga Barcelona. Holandezi do të përforcojë një repart që ka humbur Cunha dhe Joao Felix.

Siç ka raportuar Marca, ai që ka luajtur një rol të rëndësishëm për transferimin e sulmuesit holandez te klubi madrilen ka qenë ish-sulmuesi i Barçës, Antoine Griezmann.

Depay, në fakt, gjatë konferencës për shtyp të prezantimit ka treguar: “Kam folur me Griezmann para se të transferohem këtu, Më ka thënë gjëra shumë pozitive për klubin. Kur jam transferuar tek Atletico, kam parë gjithçka që prisja dhe që doja.

“Kam marrë një pritje shumë të ngrohtë, gjë që është shumë e bukur. Gjithçka është shumë e mirë, një stadium i mrekullueshëm. Do të më pëlqente me të vërtetë të luaja një ndeshje sa më shpejt të jetë e mundur për të ndjerë mbështetjen e tifozëve”.

Dhe duket se pikërisht kjo dëshirë do të realizohet me njëherë duke parë se lojtari mund ta bëjë debutimin e tij menjëherë në ndeshjen e sotme të kampionatit kundër Valladolid-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit