Ja pesë eventet sportive më të shitura në histori, dominon Floyd Mayweather

13 Korrik 2022
10:41
Telesport
back button

Sporti i boksit dhe ai i arteve marciale mikse (eventet kryesore të UFC) janë dy sportet që dominojnë në eventet me më shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Në një listë të pesë eventeve sportive më të shitura në histori, spikat ish-boksieri Floyd Mayweather.

Ai ndodhet në 4 nga 5 eventet sportive më të shitura në histori. Dueli i boksit mes Floyd Mayweather dhe filipinasit Manny Pacquiao mbetet eventi më i shitur në historinë e sportit, me 4.6 milionë PPV. Në dy nga 5 eventet më të shitura ndodhet irlandezi i UFC-së, Conor McGregor.

 “Top-5” eventet me më shumë PPV në histori

1-Mayweather vs Pacquiao (2015), 4.6 milionë PPV

2-Mayweather vs McGregor (2017), 4.3 milionë PPV

3-McGregor vs Nurmagomedov (2018), 2.4 milionë PPV

4-Mayweather vs De La Hoya (2007), 2.4 milionë PPV

5-Mayweather vs Canelo (2013), 2.2 milionë PPV

Lajme të tjera

Lajmet e fundit