“Ja pse humbëm ndaj Anglisë”, Donnarumma: Kam dy ëndrra

24 Mars 2023
13:34
Denis Hakanaj
back button

Një disfatë që tregoi fytyrën e dyfishtë të Italisë. Kundër Anglisë, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024, Azzurrët e Mancini-t ishte në vështirë në pjesën e parë ndaj anglezëve, por reagoi në pjesën e dytë.

Gianluigi Donnarumma, portieri i italianëve ka analizuar ndeshjen pas përfundimit të saj. “Në pjesën e parë ne filluam të trembur dhe nuk gjenim pozicione dhe pësuam shumë nga një ekip të fortë si Anglia.

“Ka pasur një reagim në pjesën e dytë, ne pamë Italinë e vërtetë dhe duhet të fillojmë nga aty me vetëdijen se mund të mposhtim këdo”, tha portieri italian.

“Ne kemi perspektiva të shkëlqyera, lojtarët e rinj të fortë që po integrohen shumë mirë nga lojtarët me më shumë eksperiencë. E ardhmja jonë është e shkëlqyer, por tani duhet të mendojmë për të tashmen dhe të fitojmë kundër Maltës.

“Ëndrra? Pjesëmarrja fillimisht në Kampionatin Europian dhe më pas në Kupën e Botës. T’i shkojmë deri në fund këtyre dy kompeticioneve duhet të jetë në kokën e të gjithëve”, tha Donnarumma.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit