“Ja pse ia dedikoj Olsi Ramës”, Lerda shpjegon: Djemtë u goditën moralisht, Kukësi ekip i madh!

18 Gusht 2019
22:09
back button

Franco Lerda, trajneri i Partizanit, Franco Lerda, për RTSH Sport ka falënderuar familjen dhe drejtorin sportiv Olsi Rama, duke ia dedikuar këtë Superkupë të fituar ndaj Kukësit. “Ia dedikoj familjes time dhe Olsi Ramës, sepse është ai që e ka bërë këtë ekip, me blerjet dhe investimet”.

Analiza e ndeshjes, sakaq, ishte e thatë: “E nisëm mirë dhe patëm edhe dy apo tre raste për të shënuar golin e dytë, ndaj gabuam ne. Më pas, dihet, në 90 minuta nuk mund të jesh në maksimum dhe kundërshtari doli në lojën e tij dhe ramë ne”.

“Mbrojtja që pëson gola? Duhet ta rishoh ndeshjen dhe më duhet të them që te goli i parë që pësuam nuk u pozucionuam mirë”.

“Barazimi i Kukësit na hoqi besim dhe moralisht na goditi, duke na penalizuar. Humbëm siguri dhe Kukësi reagoi ashtu si duhej. Ka lojtarë cilësorë dhe të fortë. Kjo ndodhi që ramë në pjesën e dytë”.

“Do të jetë kampionat i vështirë dhe kompleks, sepse ka 3-4 skuadra që barazpeshohen. Ishte e rëndësishme ta nisnim mirë sepse ishte objektiv. E dimë që do të jetë i vështirë”.

“Kukësi për 30 minuta bëri më mirë se sa ne. Nuk i goditëm dhe u rikthyen në lojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit