“Ja pse largohem nga Napoli”, Spalletti konfirmon gjithçka: Tani do të…

29 Maj 2023
17:43
Denis Hakanaj
back button

Luciano Spalletti ka thënë gjithmonë “presidenti do të flasë” kur është pyetur nëse suksesi do të shënonte edhe fillimin e një cikli dhe vazhdimin e eksperiencës së tij te Napoli.

Pas ditës së fundit të kampionatit dhe ceremonisë zyrtare të ndarjes së çmimeve në stadiumin Maradona me dorëzimin e Kupës për titullin trengjyrësh (i 3-ti në historinë e klubit), Spalletti do të thotë lamtumirë.

Pas fjalëve të Aurelio De Laurentiis, i ftuar në emisionin e Fabio Fazios, trajneri toskan më në fund u ndje i lirë të shprehte mendimet e tij për vendimin për t’u larguar nga stoli i Napolit pas fitimit të Scudetto-s (33 vitet e para pas Maradonës) dhe pas drejtimit të skuadrës në çerekfinalet e Champions League.

“Ndonjëherë ne ndahemi për shkak të dashurisë së tepërt, – pranoi ai. – Tani nuk jam në gjendje t’i jap Napolit gjithçka që meriton. Më duhet të pushoj. Ndihem i lodhur. Më duhet të bëj një pushim. Nuk do të stërvit Napolin apo ekipe të tjera. Do të jem pushim për një vit.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit