“Ja pse nuk do bashkohemi kurrë me Perez dhe Laporta…” Bayern vjen me komunikatë zyrtare!

20 Mars 2023
16:57
Telesport
back button

Bayern Munich nuk ka qenë asnjëherë brenda projektit te Superliges dhe për të ripërsëritur refuzimin e thatë për t’iu bashkuar projektit të realizuar nga Juventus, Barcelona dhe Real Madrid, është i njëjti president i klubit bavarez, Herbert Hainer.

Numri një i kompanisë gjermane i tha gazetës Suddeutsche Zeitung: “Bayerni nuk është absolutisht i interesuar për një Superligë evropiane (e themeluar nga Perez dhe Laporta). Në fakt, koncepti i modifikuar dhe i zgjeruar i Ligës së Kampionëve, i cili do të arrijë në disa sezone, është më premtues. Bayerni dëshiron të arrijë sukses ndërkombëtar dhe për këtë tashmë ekziston Liga e Kampionëve”.

Presidenti i kampionëve të Gjermanisë u shpreh më pas për ndryshimet e paralajmëruara për sa i përket Fair Play-it Financiar: “Suksesi i kësaj rregulloreje të re do të varet nga qëndrueshmëria me të cilën do të vendosen sanksionet, cilido qoftë klubi, do të ketë nivele që do të arrijnë përjashtimi nga një garë, nëse rregullat janë të qarta do të jetë më e vështirë t’i sulmosh më vonë.

Ashtu si Bayern Munich, nëse duam të vazhdojmë të konkurrojmë në nivelin më të lartë në Evropë, duhet të investojmë te lojtarët. Klubet e tjera duhet të vendosin vetë se ku kanë nevojë”.

Për momentin e futbollit gjerman: “Qëllimi duhet të jetë që distanca me Premier Ligën apo kampionatin spanjoll të mos vazhdojë të rritet. Bundesliga është tërheqëse vetëm nëse klubet e saj performojnë dhe bindin edhe ndërkombëtarisht. Për këtë duhen lojtarë të mirë.

Nëse Bayern nuk do të kishte më para, nuk do të mund të financonte ardhjen e lojtarëve që plotësojnë kërkesat më të kërkuara, atëherë do të humbnim madheshtine ne bote. Bayern është gjashte herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe synon të kthehet te fitorja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit