Ja se si Interi e mori Hakimin: “Ky është mesazhi që i dërgoi Conte marokenit”

4 Maj 2021
15:10
Telesport

Achraf Hakimi është një nga goditjet kryesore të Interit në rikthimin te titulli pas shumë kohësh (bashkë me Lukaku dhe Barella)

Skuadra zikaltër u bë kampione Italie për herë të nëntëmbëdhjetë në historinë e tij.

Marokeni ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 7 asist deri tani. Transferimi i tij ishte një goditje e vërtetë nga Piero Ausilio, drejtori sportiv që mbylli marrëveshjen me Real Madrid.

Eksperti Gianluca Di Marzio tregon se si u zhvilluan negociatat me Real Madrid: “Agjenti i lojtarit Camano kishte kontakte të vazhdueshme me Perez për të lehtësuar shitjen, ndërsa ndërmjetësi italian, Davide Lippi, filloi të telefononte Ausilio”

“Shiko se nëse e do, duhet të merrni tani”… Telefonata kryesore dhe thelbësore.

Drejtuesit zikaltër e kishin menduar këtë, ishin konfrontuar me njëri-tjetrin dhe kishin vendosur të kryenin goditjen: 40 milion euro plus 5 bonuse.

Negocimi i lehtë? Me gjithë ato para, kishte një farë frike, edhe sepse kishte shumë konkurrencë dhe duhej mbyllur përpara ankandit!

Por si është bindur një lojtar i tillë? Siç ka ndodhur herë të tjera, mesazhet Whatsapp kanë qenë suksesi.

“Eja tek ne: Unë do të të bëj të rritesh dhe t’i do të më ndihmosh të fitoj”.

Fjalia e dërguar nga Antonio Conte. Trajneri, ashtu si në rastet e tjera, e kishte ekspozuar veten sepse e donte. Një tjetër tullë vendimtare, si të gjitha të tjerat. Pastaj gjithçka u bë reale”.

Natyrisht, Hakimi njeh te Conte meritat kryesore të këtij sezoni por në anën tjetër ende ka peng se si iku nga Real Madrid.

“Aty është shtëpia ime, në Madrid, por klubi kështu vendosi verën e shkuar. E di që kanë një të drejtë blerjë në të ardhmen nëse dal në shitje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit