Ja si Diego Milito po revolucionarizon futbollin argjentinas

31 Janar 2019
18:58
back button

Diego Milito ka pasur një mision në mendje, shumë më përpara se të shënonte golin që do t’i jepte Interit triumfin në finalen e Champions League më 2010. 

Sulmuesi gjithmonë ka qenë një observues i vëmendshëm për mënyrën se si funksionojnë klubet prapa skenave. Ai mbetet një tifoz i madh i Racing dhe nga koha e kaluar në Europë, shumë shpejt kuptoi se sa mbrapa kishte mbetur klubi i dashur i fëmijërisë dhe futbolli argjentinas në përgjithësi. 

Argjentinasi u rikthye te Racing në vitin 2014 dhe fitoi titullin kampion, i vetmi lojtar që ka fituar dy tituj me klubin, bashkë me atë të vitit 2001. 

Kur u tërhoq nga futbolli në vitin 2016, Milito u bë sekretari teknik i klubit, një punë individuale e ngjashme me atë të drejtorit teknik në Europë dhe e rrallë në Argjentinë. 

Misioni i tij ishte të shpallte përsëri kampion klubin e Racing. Ai është shumë pranë objektivit pasi Racing është në krye të Superleague argjentinase, por misioni i tij më i madh është që t’i kthejë në kampionë kronikë në mënyrë që të fitojë më tepër sesa thjesht trofetë. 

Racing ka kaluar disa trazira kohët e fundit. Madje ka qenë edhe shumë pranë falimentimit. Duhej ndihma e 30 donatorëve, të cilët u bashkuan për ndërtimin e akademisë. Jo vetëm që krijuan strukturën, por gjithashtu lyen muret dhe prenë barin. 

Futbolli argjentinas është një lëmsh i madh, kjo u pa me paraqitjet e turpshme të përfaqësueses në Kupën e Botës, apo në trazirat e finales së Kupës Libertadores, River-Boca. 

Gjëja e parë që Milito donte të ndryshonte ishte se vendimet e klubit duhet të merreshin nga njerëz që e kuptonin lojën. Një nga shembujt që ka ndjekur klubi ka qenë Sevilla e Spanjës. 

Ai ka punësuar njerëz me eksperiencë të madhe në Europë dhe kërkon të zbulojë dhe zhvillojnë sa më shumë lojtarë të rinj, në një oaz talentesh si Argjentina. 

Racing zakonisht është i vetmi klub argjentinas që dërgon skautë në kompeticione ndërkombëtarë si dhe në vende fqinje si Kolumbia, Peru apo Venezuela. 

Aktualisht Racing ka 55 djem që jetojnë në akademinë e klubit të cilëve u ofrohet mbështetje në çdo aspekt. Klubi fokusohet te zhvillimi individual i lojtarëve, jo te rezultatet, si në pjesën tjetër të futbollit argjentinas. 

Racing është shkëputur nga futbolli argjentinas dhe si pasojë është në krye të renditjes. Milito është regjisori i madh i kësaj lëvizjeje që po ndryshon diçka dhe mbase shumë shpejt, klubet e tjera do t'i kopjojnë mënyrën e suksesit te Racing. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit