Ja si Dortmund zëvendësoi 60 milionëshin Haaland me 9 transferta për vetëm 93 mln

7 Mars 2023
16:08
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund është e famshme për operacionet me leverdi në merkato – dhe vera e kaluar nuk ishte ndryshe. Klubi i Bundesliga-s veproi shpejt pasi humbi Erling Haaland, i transferuar te Manchester City për vetëm 60 milionë sterlina.

Nëntë blerje të reja u realizuan dhe pati një ndryshim edhe në stol me Edin Terzic që zëvendësoi Marco Rose. Ndërsa humbja e Haaland, 22 vjeç, ishte një goditje, Dortmundi arriti të rekrutonte një zëvendësues të drejtpërdrejtë si Sebastien Haller.

Megjithatë, verdhezinjtë morën një goditje kur ish-ylli i West Ham u diagnostikua me një tumor në testikuj dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Ai u kthye për të bërë debutimin e tij me Dortmund-in në janar me këpucët e tij që mbanin mesazhin: “F*** cancer”.

Borussia mori edhe sulmuesin e Koln Anthony Modeste për të mbuluar boshllëkun e lënë nga Haller dhe ai ka shënuar dy gola në 23 ndeshje. Për më tepër, shtatë të tjerë janë bashkuar për vetëm 34 milionë euro të tjera, gjysma e 60 milionëve të përfituara nga shitja e Haaland.

Sebastien Haller

Haller shkëlqeu pasi u transferua tek Ajax-i në janar të vitit të kaluar. 28-vjeçari shënoi 34 gola në vetëm 42 ndeshje sezonin e kaluar, duke përfshirë edhe 11 gola në tetë ndeshje të Champions League.

Forma e tij i siguroi atij një transferim prej 33 milionë eurosh te Dortmund këtë verë, ku i është caktuar detyra e frikshme për të mbushur boshllëkun e lënë nga Haaland.

Ai u detyrua të largohej nga fusha për rreth gjashtë muaj duke u rikuperuar nga një operacion për heqjen e një tumori në testikuj, por ka bërë tetë paraqitje që nga rikthimi i tij, duke shënuar një herë.

Karim Adeyemi

Adeyemi është ndoshta më shumë një zëvendësues afatgjatë për Haaland, me sulmuesin vetëm 21-vjeçar. Ai u mor për shifrën e volitshme prej 30 milionë eurosh pasi shënoi 23 gola në 42 ndeshje për skuadrën austriake Salzburg në sezonin e fundit. Menaxheri i Adeyemi konfirmoi se Manchester United e kishte kërkuar me ngulm, por ai kishte vetëm sy për Dortmund-in.

Nico Schlotterbeck

I vlerësuar si një nga qendërmbrojtësit më premtues në Bundesliga, Dortmund-i mori Schlotterbeck nga Freiburg për vetëm 20 milionë euro. 23-vjeçari është grumbulluar pesë herë nga Gjermania dhe ka luajtur edhe dy herë në Kupën e Botës.

Niklas Sule

Një tjetër qendërmbrojtës, Dortmund-i arriti të bindë Sulen të bashkohet nga kampionët e Bayern Munich kur kontrata e tij skadoi verën e kaluar. Gjiganti 27-vjeçar i kaloi pesë vitet e fundit me Bayern-in, duke fituar Bundesliga-n në çdo sezon që ishte në Allianz. Sule gjithashtu ishte lidhur me një kalim në Premier League përpara se të bashkohej me Dortmund-in, me Chelsea dhe Newcastle që përflitet se ishin të interesuar.

Anthony Modeste

Sulmuesi francez 34-vjeçar me përvojë ishte një blerje prej 5.1 milionë eurosh nga Kolni. Një profesionist i sprovuar, Modeste ka shënuar pothuajse 100 gola në Bundesliga për klube duke përfshirë Hoffenheim dhe Koln. Ai u mor menjëherë pas diagnozës së Haller-it për të siguruar një mbulim.

Salih Ozcan

Lojtari turk Ozcan, 25 vjeç, i kushtoi Dortmund-it vetëm 5 milionë euro nga skuadra tjetër e Bundesliga-s, Koln. Ozcan ishte gjithmonë i pranishëm sezonin e kaluar në mesfushë, duke luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat dhe ka qenë po aq i rëndësishëm për Dortmund-in.

Alexander Meyer

Ai ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë gjashtë ndeshje të Champions League. Portieri Meyer ishte një tjetër nënshkrim me kosto zero pasi u bashkua nga skuadra e nivelit të dytë SSV Jahn Regensburg. 31-vjeçari ka qenë rezervë e numrit 1 Gregor Kobel.

Marcel Lotka

Lotka është gjithashtu një portier i nënshkruar me kosto zero. Megjithatë, portieri është vetëm 21 vjeç dhe ka përfaqësuar Poloninë në çdo nivel të të rinjve nga U16 deri në U21. Lotka u mor nga rivalët e Bundesliga-s, Hertha Berlin dhe mund të jetë numri një për të ardhmen.

Jayden Braaf

I fundit, por jo më pak i rëndësishëm, Dortmundi rrëmbeu sulmuesin adoleshent të krahut Braaf për asgjë nga skuadra U23-të e Manchester City. 19-vjeçari shënoi nëntë gola në 18 ndeshje për skuadrën U23 të Citizens në sezonin e fundit dhe mund të luajë në krahun e majtë ose në krahun e djathtë. Ai zgjodhi të mos e rinovonte kontratën e tij në Etihad në mënyrë që të kalonte te Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit