“I theva hundën Diego Costa-s në stërvitje dhe u bëra i famshëm në shkollë”

8 Tetor 2019
19:06
back button

Mbrojtësi 21-vjeçar i Chelsea-t Fikayo Tomori ka treguar një histori kur Diego Costa ishte akoma te Chelsea.

Qendërmbrojtësi ishte vetëm 18 vjeç kur u përplas me ish-sulmuesin gjatë një seance stërvitore në Cobham.

“Isha një aksident. Të dy kërcyem për topin, duhet t’i hiqja topin sepse donte të shënonte gol. Ai goditi pjesën e prapme të kokës time dhe theu hundën.

Nuk e kuptova që ishte thyer deri të nesërmen kur ishte shkruar në të gjitha gazetat. U bëra i famshëm edhe në shkollë për atë episod. Ai nuk zemërua me mua. Vetëm sa më tërhoqi veshin ë mënyrë miqësore.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit