Ja si ishte Georgina para se të takonte Ronaldon: fotoja bëhet virale

6 Nëntor 2022
12:07
Denis Hakanaj
back button

Ka ndryshime dhe ndryshime. Statusi fizik, social dhe më shumë. Ai i Georgina Rodriguez është evidente, shkruan Marca. Si ishte përpara takimit me Cristiano Ronaldon?

Zbardhen pak nga pak sekretet e çiftit, si pamja e Georgina-s kur ishte shitëse në një dyqan Gucci. Tani ka foto. Por, para se të kalonte tek imazhet, ajo tregoi se si u takua me kampionin e Manchester United dhe në çfarë situate.

Pikërisht në dyqanin ku punonte. Fjalët e saj janë pjesë e dokumentarit në Netflix. “Ishte një ditë vere. Unë punoja te Gucci. Më duhej të largohesha në 5, por një koleg më thirri duke më kërkuar të qëndroja një gjysmë ore shtesë për të ndihmuar një klient.

“Kur po dilja nga dyqani, një burrë shumë i pashëm, gati dy metra i gjatë, u shfaq i shoqëruar nga një fëmijë dhe një grup shokësh. Shumë i bukur. Mendova: Çfarë nuk shkon me mua? As që doja ta shikoja, më vinte shumë turp”. Kështu tha Georgina herën e parë që pa CR7.

Ndërkohë, një video e TikTok me foto të Georgina Rodriguez kur ajo ishte duke punuar në Gucci qarkulloi nga një llogari fansash. Tashmë që ato imazhe janë bërë publike, reagimet kanë qenë të shumta: “Tani është ajo që blen nga Gucci”. “Sa hyjnore është”. “Hirushja e vërtetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit