Ja si ndryshon renditja e femrave pas Australian Open

11 Shkurt 2020
11:02
Telesport
back button

Tenistja australiane Ashleigh Barty ruan kreun e renditjes botërore për femra edhe pas grand slam të Australian Open. Ajo ka 8.367 pikë, por tashmë diferenca me ndjekëset është ngushtuar. Në vendin e dytë është ngjitur Simona Halep, me 6.101 pikë, ndërkohë që podiumi kompletohet me Karolina Pliskova.

Tenistja amerikane Sofia Kenin, fituese e grand slam të luajtur në Melburn, klasifikohet në vendin e 7-të, duke hyrë për herë të parë në “top-10” tenistet më të mira në botë. Ndërsa Serena Williams klasifikohet në vendin e 9-të.

Renditja Femra (WTA)

1-Ashleigh Barty, 8.367 pikë

2-Simona Halep, 6.101 pikë

3-Karolina Pliskova, 5.290 pikë

4-Elina Svitolina, 4.775 pikë

5-Belinda Bencic, 4.675 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit