Jaap Stam: Ky lojtar do ta blindonte mbrojtjen e Barcelonës

17 Maj 2019
9:41
Alfred Lleshi
back button

Matthijs de Ligt do të ishte një përforcim mjaft i mirë për Barcelonën. Kështu mendon ish-mbrojtësi i shquar i kombëtares së Holandës, Jaap Stam. Kapiteni i Ajax pritet të largohet këtë verë, me Juventus, Manchester United, Bayern Munich, Manchester City dhe Liverpool të interesuar për qendërmbrojtësin. Sidoqoftë, Barça duket në “pole position” për talentin 19-vjeçar. Drejtori i Ajax, Edwin van der Sar, ka thënë ai do të shkojë në Angli, ose në Spanjë.

Jap Stam beson se “Camp Nou”, ku bashkatdhetarët e tij, Ronald Koeman, Johan Cruyff dhe Patrick Kluivert kanë shkëlqyer, është vendi i duhur për De Ligt, që të vazhdojë zhvillimin dhe rritjen si futbollist. "Është e rëndësishme që ai të luajë, – tha Stam për DAZN. – Barcelona, pas humbjes me Liverpool, ndoshta dëshiron ta forcojë skuadrën e vet, veçanërisht në mbrojtje. Pyetja është se si do ta zgjidhë këtë problem. 

Mendoj se Matthijs de Ligt do të ishte mjaft i mirë për prapavijën e katalanasve. Natyrisht, do të ishte me interes të shihnim se si luan ai kundër lojtarëve më të mirë, në një kampionat më me nivel, çdo fundjavë. Të gjithë e dimë se kush është ylli më i madh mbrojtës, kolegu i tij holandez, Virgil van Dijk, apo lojtarë të tjerë si Dejan Lovren dhe Joel Matip. Pikëpyetje e madhe është nëse ai do t’i luajë menjëherë të gjitha ndeshjet. 

Unë mendoj se De Light ka kualitet të mjaftueshëm për ta bërë këtë. Në liga të mëdha, është normale që t’i nënshtrohesh rotacionit, veçanërisht në fillim. Ndoshta do të qëndroni në stol pak më shpesh. Pas kësaj, duhet të mësoheni me nivelin dhe cilësinë e kundërshtarëve tuaj. Matthijs duhet të tregohet i zgjuar, të zgjedhë opsionin që u garanton kohën më të madhe për të luajtur”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit