“Jam Carlo, kam një pyetje për kapitenin”, Ancelotti dhuron spektakël si tifoz (VIDEO)

17 Korrik 2019
11:04
back button

Carlo Ancelotti është një ndër trajnerët më simpatikë në botën e futbollit dhe ka një sens humori të jashtëzakonshëm, duke u bërë mik me drejtuesit dhe futbollistët, kudo ku ka punuar.

Në një takim tifozë-lojtarë në Dimaro, aty ku po kryen fazën përgatitore Napoli, dolën në skenë Insigne, Mertens e Manolas.

Ndërkohë, dikush nga publiku pyet: "Përshëndetje, jam Carlo nga Reggiolo, dua t'i bëj një pyetje kapitenit".

Lojtarët nuk e kuptuan kush ishte fillimisht, por më pas Insigne pa që tifozi që po e pyeste ishte pikërisht trajneri dhe plasi gallata.

Ancelotti, serioz, vijoi misionin: "Si ka mundësi që në kombëtare, me një skemë ndryshe, ndihesh më mirë se te Napoli?".

Insigne nuk ia përtoi përgjigjen, duke qeshur: "Eh, është gjithnjë faji i trajnerit, e ke parasysh…".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit