“Jam djali më me fat në botë!” Juventusi prezanton Kulusevskin. Talenti suedez zbulon bisedat me Pirlo dhe Ronaldo

18 Shtator 2020
16:04
Telesport
back button

“Në moshën 20 vjeç ndodhem këtu te Juventusi dhe mendoj se jam djali më me fat në botë. Do të bëj më të mirën time!”

Prezantimi ka nisur kështu. Dejan Kulusevski, i lumtur, por edhe i përqendruar në qëllimet e tij: “Kam ardhur këtu për t’u përmirësuar brenda dhe jashtë fushës çdo ditë. Sa herë që shkoj në fushë dua të bëhem më i fortë se një ditë më parë. Jam këtu për të fituar ndeshjet. Çdo ditë është një luftë, nëse nuk je 100% i përqendruar”.

“Mendoj se mund të jap energji, më pëlqen të luaj futboll, kur dal në fushë dua të fitoj dhe do të bëj gjithçka për ta bërë këtë, vrapoj shumë dhe do të bëj gjithçka që skuadra të fitojë”.

Ronaldo dhe Pirlo janë dy drejtuesit e Juventusit, Kulusevski e konsideron një privilegj të jesh pjesë e të njëjtit projekt: “Cristiano është fantastik, jam shumë me fat, mund të mësoj prej tij dhe të luaj me të. Ai është shumë i mirë, ai flet me të gjithë dhe ne biseduam shumë gjëra edhe jashtë fushës, ai më ndihmon të bëj më të mirën dhe jam shumë me fat që luaj me të dhe shpresoj ta ndihmoj”.

Sa i përket Pirlos “si lojtar mbaj mend që e pashë shumë, si trajner është i njëjti, fantastik, shumë i qetë! Një nder të kem trajner Pirlon. Flet me mua shumë, më ndihmon dhe jam shumë me fat që e kam. Do të bëj gjithçka për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit