“Jam gati të dueloj edhe një herë të katërt me McGregor, për t’ia mbyllur përgjithnjë gojën”

23 Nëntor 2023
14:45
Telesport
back button

Ish-kampioni i përkohshëm i UFC-së në peshën e lehtë, Dustin Poirier, tha se ai do të pranonte një sfidë të katërt në kafaz me rivalin Conor McGregor, nëse kjo gjë do t’i ofrohet për eventin UFC-300. Poirier, 34 vjeç tha se dëshiron të duelojë në eventin jubilar, ku mendohet se në kafaz do të jenë disa nga ikonat e arteve marciale mikse.

Unë ndoshta do të përpiqesha t’ia mbyllja gojën një herë e përgjithmonë Conor. Edhe pse e di që ai është llafazan dhe nëse do ta mund sërish ai do të vazhdojë të ankohet e të flasë. Gjithsesi, të shohim se çfarë do të vendosë UFC”, tha Poirier, që deri më tani ka zhvilluar tri sfida në kafaz me irlandezin.

Rivaliteti i Poirier dhe McGregor filloi në vitin 2014, kur McGregor shënoi një fitore me KO në raundin e parë, në duelin e tyre të pare. Më pas, Poirier fitoi revanshin mes dy luftëtarëve, në janar 2021. Disa muaj më vonë, në korrik të po atij viti, Poirier fitoi edhe duelin e tretë, që u ndal nga mjeku në fund të raundit të parë, pas dëmtimit të irlandezit.

Kjo është një luftë e madhe. Unë jam në avantazh 2-1 kundër tij, nuk shoh një arsye tjetër për të dueluar sërish, por kjo përballje mes nesh do të ishte një luftë e madhe. S’kam asnjë dyshim për këtë gjë”, tha Poirier. McGregor nuk ka luftuar më që nga sfida e tretë me amerikanin, pas dëmtimit të rëndë në këmbë, që e detyroi të operohej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit