“Jam gati të dueloj falas ndaj Tyson Fury në dhjetor”

21 Tetor 2020
11:16
Telesport
back button

Boksieri amerikan Michael Hunter ka shprehur gadishmërinë për t’u përballur me kampionin e botës në peshën e rëndë Tyson Fury. Ky i fundit është në kërkim të një rivali për t’u përballur në dhjetor, pas anullimit të triologjisë me Deontay Wilder.

Hunter, 32 vjeç, numëron 18 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në karrierën e tij, por në divizionin e peshës së rëndë nuk ka dështuar asnjëherë. Për herë të fundit ka dueluar në dhjetor të vitit të kaluar, kur barazoi ndaj Alexander Povetkin.

Ai konsiderohet si një 5 nga kandidatët për t’u përballur me Fury në dhjetor, por së fundi ai i ka bërë një propozim britanikut. Është gati të duelojë “free”.

Jam gati të dueloj pa asnjë fitim ndaj Fury. Ngjitem falas në ring. Jam gati t’i ndihmoj që të kursejnë disa parà. Nuk e di nëse do ta marrin në konsideratë ofertën time”, tha Michael Hunter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit