“Jam gati të sakrifikoj 17 trofetë e mi”, Angel di Maria zbulon dëshirën e madhe

25 Tetor 2021
16:06
Denis Hakanaj

Dëshira për të fituar në Europë me PSG është shumë e madhe për Angel di Maria.

Argjentinasi ka thënë për Telefoot se është gati të bëjë një sakrificë të madhe për të ngritur trofeun e Champions League me fanellën e parisienëve.

“A do  t’i jepja 17 trofetë e fituara në karrierë për një Champions me PSG? Po, do ta bëja”, ka thënë Di Maria.

“Nuk jemi shumë larg. Do të ishte shumë e vështirë të largohesha nga PSG pa e fituar atë trofe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit