“Jam gati të shkoj shtëpi më shtëpi…”, Reja lëshon batutën për Shqipëri-Andorrë

13 Nëntor 2019
13:06
back button

Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, me një batutë, ka bërë ftesë zyrtare për tifozët kuqezi që të vijnë të shohin Shqipëri-Andorrë, që është edhe ndeshja e cila deri tani nuk jep asnjë motivim dhe janë shitur vetëm 2500 bileta. “Nëse do të ishte në dorën time do të trokisja derë më derë dhe shtëpi më shtëpi për t’i thërritur të na bashkohen dhe ndjekin.

“Të merret në konsideratë skuadra, sepse po luajmë mirë dhe po zbavisim. Marrim rezultate më të mira dhe shënojmë më shumë gola. Eshtë normale që kërkoj që për këta djem që japin maksimumin, publiku t’i konsiderojë më shumë”.

“Futbollistët kanë nevojë për tifozët sepse është stimul për ata”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit