“Jam i mërzitur me këtë mu*…”, UEFA sqaron presidentin e Romës për penalltinë

8 Mars 2019
12:21
Alfred Lleshi
back button

"Arbitri ishte afër dyluftimit dhe e pa qartë episodin, por nuk konstatoi asnjë faull". Kështu është shprehur UEFA, duke iu dhënë fund polemikave lidhur me mospërdorjen e VAR-it në rastin e penalltisë së pretenduar nga Roma në fund të kohës shtesë, kundër Portos, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

Në faqen e qeverisë europiane të futbollit është publikuar një raport, që ofron informacione dhe elementë, të cilët merren parasysh nga VAR-i dhe gjyqtarët në vendimmarrje të tilla, gjatë sfidave të ndryshme, përfshirë edhe atë të stadiumit “Do Dragão”. Në veçanti, sipas UEFA-s, rasti i kontaktit në zonë midis Schick dhe Marega, referuar deklaratës së vetë arbitrit Cakir, nuk ka qenë për penallti: 

"Arbitri ka vendosur të shtyjë rifillimin e lojës, për t'i dhënë më shumë kohë VAR-it që të shqyrtojë momentin e dyshimtë nga kënde dhe pozicione të ndryshme. Ky kontroll është kryer, pamjet janë studiuar me kujdes, por VAR-i nuk ka gjetur faull të dukshëm. Kështu, VAR ka informuar gjyqtarin se nga kontrolli nuk janë zbuluar gabime të qarta dhe të dukshme. Për këtë arsye nuk ka pasur nevojë për një ndërhyrje të VAR dhe për një rishikim të vendimit".

Duke iu referuar këtij momenti të diskutueshëm, presidenti i Romës, James Pallotta, shpërtheu keq ndaj VAR-it dhe organizatorëve të Ligës së Kampionëve: “Vitin e kaluar kërkuam VAR-in në Champions, pasi na shkatërruan në gjysmëfinale, dhe në këtë mbrëmje, edhe pse ishte penallti, u vodhëm. Schick u rrëzua në tokë, VAR e tregon këtë, por nuk u bë asgjë. Jam i mërzitur me këtë mut…Nuk kam më fjalë!"

Lajme të tjera

Lajmet e fundit