“Jam i shqetësuar, kjo Barcelonë nuk premton shumë në Champions”

9 Korrik 2020
14:37
Alfred Lleshi
back button

Rivaldo thotë se, nisur nga situata aktuale e Barcelonës, nuk shqetësohet aq shumë për kampionatin vendas, por për Champions: “Barcelona gjithmonë do të luftojë për La Liga-n. Ky është një titull që e ka fituar shumë herë në vitet e fundit. Jo, kjo nuk më shqetëson. Ajo që më shqetëson, duke parë ritmin e ulët të skuadrës, është Champions-i, i cili duhet të jetë objektivi kryesor i klubit.

Të luajturit pa tifozë ndaj Napolit në kthimin e 1/8 finale mund të jetë i rrezikshëm për Barcelonën. Nëse kualifikohet, qartësisht duhet të përmirësohen për t’u përballur fazën finale në Lisbonë. Megjithëse duket larg, Liga e Kampionëve për mua është te dera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit