“Jam i sigurt se do të ndodhë”, Donnarumma: Ky është gabimi që s’duhet të bëjmë

24 Maj 2023
15:29
Denis Hakanaj
back button

Edhe këtë sezon Paris Saint-Germain nuk ka arritur të ketë sukses në Champions League, por do të mund të ngushëllohet me titullin e radhës në Ligue 1.

Shumë pak për një klub që ka shpenzuar shumë dhe që ka si objektiv kryesor triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Tashmë është kthyer në një obsesion për francezët edhe pse lojtarët nuk e mendojnë kështu.

Duke folur për Telefoot, Gianluigi Donnarumma, ka komentuar dëshirën e çmendur të ambientit për të fituar Champions League, por nuk duhet folur për obsesion.

“Nuk duhet ta kthejmë Champions-in në një fiksim. E di se një ditë do ta fitojmë, e meritojnë klubi dhe tifozët”, ka shpjeguar portieri italian.

“Do të bëjmë gjithçka është e mundur për ta arritur këtë objektiv të rëndësishëm. Sigurisht, ndonjëherë ka sezone më të vështirë se të tjerët. Është normale, është pjesë e futbollit.

“Donim të bënim më mirë, të bënim më shumë. Fatkeqësisht gjërat kanë shkuar ndryshe, por sigurisht do të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit