“Jam i tronditur”, Leonardo kundër Milan-it: Tani lojtarët…

9 Qershor 2023
15:04
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera, ish-trajneri dhe ish-drejtuesi i Milan-it, Leonardo, ka komentuar situatat e fundit të ndodhur te klubi milanez që kanë çuar te largimet e Paolo Maldini-t dhe Massara-s.

“Maldini i ‘akuzuar’ se nuk di të punojë në grup? Është me të vërtetë absurde ta thuash një gjë të tillë. E ka bërë gjatë gjithë jetës së tij me përulësi, edhe me mua kur në një situatë normale nuk duhej të isha krahu i tij i djathtë. Ka diçka tjetër”, ka thënë Leonardo.

“Si në kohën time, nuk kishte pushtet të plotë. Nuk zgjohej në mëngjes dhe blinte një lojtar pa pyetur njeri. Blerjet gjithmonë kanë qenë një vendim i përbashkët. Për disa talente, që ne kishim vënë re, u vendos veto”.

Në nivel personal, braziliani ka shpjeguar: “Jo vetëm që jam i tronditur, unë dhe e gjithë bota e futbollit për mënyrën e lamtumirës dhe për arsyet. Milan-i në dy vitet e fundit ka fituar një titull dhe ka arritur në gjysmëfinalet e Champions League.

“Prej më shumë se dhjetë vitesh klubi nuk mbyllte një bilanc pozitiv dhe tani është duke e bërë, pa harruar se vlera e përgjigthshme e Milan-it, që kur Elliott mori skuadrën, është katërfishuar”.

Leonardo ka folur edhe për atë që mund të ndiejnë tani lojtarët e Milan-it: “Nënvlerësohet sa e rëndësishme është në rritje e një lojtari, si për shembull Leao ose Tonali, marrëdhënia personale e përditshme.

“Reagimet në rrjetet sociale janë një provë për këtë. Është e qartë se futbollistët të jenë të çorientuar dhe të pyesin veten: ‘nëse ja bënë këtë Maldini-t, çfarë do të më  bëjnë mua?'”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit