Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur nga të gjithë si Sylvinho, është prezantuar sot si trajneri i i Shqipërisë. Braziliani do të nënshkruajë një kontratë prej një viti e gjysmë me Kombëtaren dhe ka si objektiv kualifikimin në Euro 2024.
“Dua t’ju falënderoj të gjithë që jeni këtu. Jam i kënaqur me stafin tim. Doja t’i thoja diçka Rejës. Ka shumë punë. Duhet të bëjmë disa zgjedhje të vështira. Faleminderit për punën që ka bërë. Për zemrën, për pasionin“, kanë qenë fjalët e para të Sylvinho-s si trajneri i kuqezinjve.
“Ne kemi dëshirë që të bëjmë mirë dhe ta çojmë këtë Kombëtare aty ku e meriton. Për këtë arsye jemi këtu. Kur takova presidentin pashë pikërisht këtë tek ai. Mendoj se dhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për rezultate pozitive.
“Për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë. Shpeshherë dëgjoj dhe njerëzit për zgjedhjet që bën një trajner. Federata Shqiptare më bindi. Më bindi që të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë“.
Vetë Duka ka thënë: “Sot mbyllim një cikël nën drejtimin e Reja-s dhe nisim një cikël të ri me një staf të ri dhe objektiva të qarta. Në fillim doja të falënderoja Reja-n dhe stafin e tij për të gjitha rezultatet dhe punë, për përkushtimin dhe gjithçka që ka dhënë për kombëtaren. Ka bërë punë të mirë në punën e ekipit shqiptar.
“Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FHSF-së dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë neve. Në staf janë dy ish-futbollistë të njohur, njëri i Argjentinës dhe njëri i Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit.
“Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Unë do t’ia lë fjalën trajnerit“.