“Jam krenar për këtë grup”, Inzaghi: Ja çfarë kishte më shumë Milan-i

22 Maj 2022
21:08
Denis Hakanaj
back button

Pas suksesit kundër Sampdoria-s, trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, ka folur për DAZN: “Çfarë ndiejmë tani? Krenari. Duartrokitjet në fund nga stadiumi dhe ardhja në San Siro ka qenë shumë e bukur. I duhen bërë komplimentet këtij grupi sepse kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm”, ka thënë Inzaghi.

“Duhet t’i bëjmë komplimentet edhe Milan-it, që ka bërë 86 pikë, ne kemi bërë 84. Siç kam thënë më parë, ardhja në San Siro dhe duartrokitjet në fund jam krenar për këtë grup dhe atë që ka bërë. Kemi bërë gjëra të mëdha”.

I pyetur se çfarë ka patur më shumë Milan-i, trajneri zikaltër ka thënë: “Dy pikët, kanë të vazhdueshme në periudhën e fundit. Ne kemi patur përballjen e dyfishtë në shkurt kundër Liverpool-it, që ka ndidkuar në paraqitjet e bëra në atë periudhë.

“Megjithatë, 84 pikë janë shumë. Në ditët e ardhshme do të analizojmë me gjakftohtësi ku mund ta kishim marrë atë fitore që do ta kishte kthyer këtë sezon në një sezon të jashtëzakonshëm”.

Në lidhje me sfidën me Pioli-n: “Ka qenë një duel i bukur, i duhen bërë komplimentet. Jemi përballur katër herë, nuk ndodh shpesh. Në kampionat kanë fituar ata, në kupë kemi fituar ne. E kemi luajtur këtë titull deri në fund. Urime Milani-t”.

Në lidhje me merkaton: “A do të jetë largime të tjera. Nuk e di. Duhet të flas me klubin. Lukaku, Hakimi dhe Eeriksen kanë qenë humbje të rëndësishme. Kemi punuar shumë për të qenë akoma konkurrues: urimi është që ta nisim sezonin e ardhshëm në mënyrën më të mirë të mundshme, me një organikë gjithmonë dhe më të fortë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit