“Jam me fat që kam një trajner si Allegri, dua të luaj sa më shumë me Juven”

6 Dhjetor 2023
9:02
Telesport
back button

Mbrojtësi 23-vjeçar i Juventus, Andrea Cambiaso, në një intervistë ka folur për aventurën e tij me bardhezinjtë. Ai është në sezonin e tij të parë në Torino, ku në 9 ndeshje në kampionat ka realizuar edhe një gol.

Ai flet për marrëdhënien me trajnerin Allegri: “Kemi një marrëdhënie të mirë, ka një përvojë të jashtëzakonshme dhe ka trajnuar kampionë të mëdhenj. Nga ai mund të mësoj shumë dhe shkojmë mirë”.

Hera e parë që e takova ishte vjet, kur erdha për të firmosur. Jam me fat që e kam si trajner, pasi në kërkon të gjithëve të jemi sa më të ashpër në zonën e golit. Në një ekip janë të rëndësishëm golat e të gjithëve edhe të mbrojtësve”, tha Cambiaso.

Mbrojtësi nuk fiksohet pas një objektivi: “Unë mendoj për të luajtur sa më shumë dhe me vijueshmëri. Në fushë mbuloj shumë pozicione. Po eci mirë si në aspektin personal ashtu dhe në atë ekipor. Sa më shumë fitore dhe pikë aq më mirë për objektivat tona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit