“Jam mes më të mirëve të Chelsea-t”, Ziyech: Ja çfarë vlerësoj te Tuchel

5 Dhjetor 2021
13:53
Denis Hakanaj
back button

Hakim Ziyech ka thënë se tani ndihet një zgjedhje e parë te Chelsea.

Mesfushori po kalon një moment të mirë forme në këtë periudhë.

“Mendoj se jam një nga më të mirët e Chelsea-t. Por trajneri e zgjedh skuadrën ndeshje pas ndeshje, dhe është ai që vendos se kush duhet të luajë”, ka thënë marokeni.

“Më takon mua t’i tregoj se duhet të luaj, dhe unë mendoj se jam në rrugën e duhur tani”.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Tuchel:

“Është një marrëdhënie që duhet ta kenë një lojtar dhe një trajner. Nëse ka diçka që nuk shkon, ai ta thotë. Dhe nëse gjen diçka, ai ta thotë. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se do të jemi gjithmonë dakord.

“Nga momenti që ka ardhur këtu, ai ka qenë i sinqertë. Pavarësisht nëse është në favorin tim ose jo, preferoj që të ketë sinqeritet dhe jo të fshihen gjërat. Ai ka qenë gjithmonë i sinqertë dhe unë e vlerësoj këtë më shumë se gjithçka tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit